Transmetuar më 04-01-2019, 09:24

Dalin detaje të tjera lidhur me vrasjen makabre të 29-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro, e cila u vra nga i ati Aleko Petro.

Mjeku ligjor Chrysavgi Kousi, i cili ka bërë këqyrjen e kufomës, e ka cilësuar krimin si një makabritet.

Duke folur për mediat greke, mjeku është shprehur se Anxhelina është munduar gjatë që të mbrohej, por për shkak të goditjeve të shumta nuk ka arritur të shpëtojë.

“Vajza është goditur të paktën shtatë herë me shufër hekuri në kokë. Ajo është munduar të mbrohej, duke ngritur duart lart, për të mbrojtur kokën dhe fytyrën nga goditjet. Nuk e besoj dot që një prind të qëlloj fëmijën me një tërbim të tillë”, u shpreh mjeku.

Kousi shton më tej se Aleko Petro ka vepruar me gjakftohtësi, duke pastruar shtëpinë, duke fshehur sendet e së bijës dhe duke e varrosur trupin në kopshtin e shtëpisë.

29-vjeçarja u vra më 2 janar, nga i ati në shtëpinë e tij në zonën e Fox, në Korfuz.

Gjithçka duket se ka ndodhur pasi ai nuk pranonte lidhjen e së bijës me një djalë nga Afganistani, me të cilin kishte nisur edhe bashkëjetesën. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd