Transmetuar më 30-12-2018, 08:15

Një krim i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, ku tre persona mbetën të vrarë me armë zjarri.

Mësohet se një prej viktimave, Endrit Alibej, rezulton me precedentë penalë në Itali, madje në vitin 2013, është arrestuar bashkë me vëllanë e tij Andrea Alibej, si të përfshirë në trafik kokaine.

Ai u arrestua nga policia e Astit, e ndihmuar edhe me helikopterë, gjatë një operacioni masiv, ku u vunë në pranga 31 persona.

Gjatë operacionit u sekuestrua 2.5 kilogramë kokainë, ndërsa u provua se ishte trafikuar 31 kilogramë nga e njëjta lëndë narkotike, ndërkohë që grupi vepronte mes Italisë dhe Holandës.

Në atentatin e djeshëm humbën jetën Endrit Alibej, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç. Viktima e tretë mësohet se është shtetas me origjinë turke me inicialet E.K. /a.y/noa.al

Dalin emrat e 3 personave që u vranë nga përplasja me armë zjarri në Elbasan

Përplasje me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohen tre persona

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd