Transmetuar më 29-12-2018, 22:16

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pas një përplasjeje me armë në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri, tre persona kanë mbetur të vdekur, mes të cilëve një i huaj me inicialet E.K., me precedentë të mëparshëm penal.

Ky shtetas thuhet se është me origjinë nga Kolumbia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri.

Ndërsa 2 personat e tjerë, të identifikuar si Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri ndërruan jetë gjatë kohës që transportoheshin drejt spitalit të Elbasanit.

Përplasja me armë është regjistruar në zonën e Metalurgjikut, rreth rreth orës 21:00.

Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane, AG71WYP.

Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre.

Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.

Drejt Elbasanit janë nisur forca të shumta policore si edhe Forcat RENEA.

Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen kriminale./a.k/noa.al/