Transmetuar më 28-12-2018, 11:33

Pas ndryshimeve drastike në kabinetin qeveritar, vjen reagimi i parë nga radhët e opozitës.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se, “Qeveria ra!! Tani mbetet vetëm Kryeministri, por durim, për fare pak do te iki edhe ai!!!”, shkruan Vasili.

Kabineti i ri qeveritar

Erion Braçe zëvendës Kryeministër- Ikën Senida Mesi

Besa Shahini ministre e Arsimit- Ikën Lindita Nikolla

Anila Denaj ministre e Financave- Ikën Arben Ahmetaj

Genc Caka ministër i Jashtëm- Ikën Ditmir Bushati

Belinda Balluku ministre e Energjisë- Ikën Damian Gjiknuri

Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë- Ikën Niko Peleshi

Elva Margariti ministrie e Kulturës- Ikën Mirela Kumbaro

Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes- Ikën Sonila Qato

Rikthehet ministria për marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet Elisa Spiropali.

Konfirmohen ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Turizmit Blendi Klosi.

Po ashtu vijojnë në detyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. /a.y/noa.al

Rama bën ndryshime drastike në qeveri, ministrat që ikin dhe kush i pason! Braçe zv.Kryeministër