Transmetuar më 24-12-2018, 11:42

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e hëna, tregu industrial i Laçit u përfshi nga zjarri, duke shkaktuar dëmtime të shumta.

Tregtarët që ushtronin biznesin e tyre në këtë treg rreth 70 në total, thonë se ngjarja ishte e paralajmëruar.

Ata deklarojnë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes vëllezërve pronarë të tregut.

Një tregtare thotë se, “Ka një muaj rresht që paralajmëron ‘do t’iu vras, do t’iu djeg’. Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti”.

Një tjetër tregtar thotë se vëllai tjetër u kishte dalë garant se nuk do ndodhte asgjë.

Më tej ai shton se konflikti ka qenë mes vëllezërve pronarë. /a.y/noa.al

Laçi zgjohet mes zjarrit, digjet tregu industrial

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd