Transmetuar më 24-12-2018, 07:29

Një zjarr me përmasa të mëdha është shënuar gjatë natës së lënë pas, për të kulmuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Në tregun kryesor të qytetit të Laçit, ka rënë një zjarr i fuqishëm.

Bëhet me dije se si pasojë e zjarrit të rënë në tregun industrial, janë shënuar dëme të shumta materiale.

Në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al