Transmetuar më 19-12-2018, 13:15

Kryeministri Edi Rama mohon të bëjë jetë luksi! Të paktën kështu tha sot në diskutimin që pati me studentët e Universitetit të Vlorës, ku një vajzë e re i tha se ndërsa pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në varfëri, kreu i qeverisë jeton në luks dhe bën pushime jashtë shtetit.

Por Rama tha se kjo qeveri e ka të ndaluar për çdo anëtar të saj që të bëjë pushime jashtë shteti.

Kryeministri deklaroi më tej se, “Është hera e parë në historinë e këtij shteti që dhurata që vijnë për Kryeministrin, nuk i merr Kryeministri por regjistrohen dhe vijnë në Kryeministri. Ato dhurata i përkasin popullit shqiptar jo shtëpisë së Kryeministrit”, u shpreh Rama.

Në vijim tha se nuk bën udhëtime turistike dhe se kur udhëton për arsyet e jetës së tij si artist, shpenzimet i paguan vetë dhe jo shteti, “Unë nuk jetoj në luks”.

Rama tha se ka shtëpi në një vend ku janë ndërtuar 400 mijë të tjera dhe shtoi se kush e njeh, e di shumë mirë se unë nuk jeton për të fituar, por se fiton për të jetuar.

“Unë punoj që fëmijët të kenë një të ardhme më të mirë. Se çfarë bëj unë për të ndihmuar njërin apo tjetrin, janë gjëra që nuk kam pse i them në televizor”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri. /a.y/noa.al

Studenti e pyet për shtëpinë e Surrelit, Rama: Kam qenë dhe unë emigrant