Transmetuar më 19-12-2018, 12:55

Kryeministri Edi Rama është ngacmuar nga një student i Universitetit të Vlorës, ku u ndal për të biseduar ditën e sotme, se si e ka ndërtuar shtëpinë në Surrel, në një kohë që i riu tha se kreu i qeverisë ka deklaruar vetëm 2 mijë euro.

“Ke dëgjuar Saliun kur thotë se kam deklaruar 2 mijë euro. Është gënjeshtër! Është gënjeshtër e sajuar që unë kam deklaruar se kam 2 mijë euro, nuk është e vërtetë. Unë kam qenë emigrant, dhe si emigrant, si gjithë emigrantët e tjerë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion”, u shpreh Rama.

Në vijim ai tha se shtëpia e tij është e deklaruar në çdo detaj, ashtu sikundër dhe taksat i ka të regjistruara në çdo detaj.

“Mos u bë si Saliu, hë të keqen vëllai, mos e merr si shembull! Me mua lufto sa të duash se vetëm shëndet të bëhet”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al

Rama, studentëve: Në janar gjysmën e tarifës do e paguajë shteti, vitin tjetër sipas meritës

Studentët vlonjatë i boshatisin sallën, Rama: Megafona alla shqiptarçe, vetëm Europë s’është kjo

Rama pritet me protestë në Universitetin e Vlorës