Transmetuar më 14-12-2018, 20:33

Partia Demokratike mbajti sot mbledhjen e Kryesisë e cila u shoqërua me debate dhe kundërshti nga disa prej kundërshtarëve të Lulzim Bashës.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas thirrjes së Kuvendit Kombëtar.

Mësohet se kandidatët për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar do jenë të gjithë anëtarët aktualë dhe ish deputetët e PD-së.

Basha ka deklaruar se në listë nuk janë ata ish-deputetë që janë vetëdeklaruar se nuk janë pjesë e PD-së.

Ish-deputetët që janë shprehur kundër Bashës dhe kanë deklaruar se nuk janë më pjesë e PD deri kur ai ësthë kryetar, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Ridvan Bode kanë mbetur jashtë këtyre zgjedhjeve.

Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. /k.k/noa.al/

Mblidhet Kryesia së PD-së, Imami largohet i revoltuar