Transmetuar më 14-12-2018, 19:36

Është shoqëruar me debate mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Një ndër kundërshtarët e Lulzim Bashës, Arben Imami ka braktisur këtë mbledhje.

Në një komunikim me media tai tha se mbledhja po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren.

“Lulzim Basha po shkel statusin, nuk respekton asnjë normë. Nuk do të ketë asnjë lëvizje, kundërshtimet i thashë në mbledhje”, tha Imami.

Ndërkohë ditën e nesërme, në orën 10:30 Partia Demroaktike ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.

Ky moment i hap rrugë ristrukturimit të plotë të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, duke nxjerrë organin që zgjedh Kryesinë,  nënkryetarët dhe sekretariatet. /k.k/noa.al/