Transmetuar më 10-12-2018, 11:54

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e gjatë në Facebook, duke iu drejtuar studentëve protestues, tha se “Ju jeni aleatët e mi, nuk jeni të Lulit dhe Monikës. Jeni aleatët e mi dhe unë jam aleati juaj”.

Ai u zotua se do luftojë bashkë me ta dhe se do bëj sa ata kërkojnë por edhe më shumë.

“Ndaj ndahuni nga ata që ju kërkojnë të mos dialogoni dhe ku thonë vendosni maskën, dilni te kopshti i Lulit dhe dilni në protestë. Lëroni ata! Ju hajdeni këtu dhe të bëjmë bashkë punën të cilën prindërit tuaj ëndërrojnë. Ata presin që ju të bëni vezën e kuqe për ta dhe pastaj punë e madhe se ça bëhet me ju dhe universitetin”, u shpreh Rama.

Ai tha prerazi se janë pa diskutim gati për të riparë tarifat e studimit, ndërsa shtoi se atyre që janë me 9 dhe 10 pse jo të mos iu paguhet nga shteti.

Rama propozoi që edhe familjeve që vijnë nga ndihma ekonomike t’iu hiqet tarifa.

“Pse të mos u paguajmë në atyre studentëve që kanë mesataren 9 dhe 10? Pse të mos u paguajmë në tarifën e atyre që janë më ndihmë ekonomike? Si mund të trajtojmë njësoj atë që i bretku duke mësuar me ata që rrinë në kafene tërë ditën? I gatshëm për të shkuar me tek kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionoje shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre ne ndihme ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen ne eter. Por nuk bëhet kështu, o ba dua lekë. Do u themi të gjithë që taksat tuaja do përdoren për këta studentë”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se që nga vitit 2014, tarifat nuk kanë ndryshuar dhe se në 2015 u vendosën nga universiteti, si pjesë e autonomisë universitare.

Ai shprehu vendosmërinë që tarifat të ulen 50% sipas kategorive, por shtoi se kjo gjë nuk mund të bëhet për ata që rrinë në kafe.

Më herët kreu i qeverisë tha se protesta organizohet për tu dëgjuar dhe kur qeveria thotë “hajde të flasim, ky është rasti i parë që protestuesit thonë jo”.

Rama shtoi se cili student i thotë prindit “kam këto kërkesa, ju mi plotësoni, ose ndryshe unë do i vë flakën shtëpisë”.

Në vijim ai tha se i vetmi rast që ka ndodhur refuzim si me studentët, është ai i Lulzim Bashës, kur u fut në çadër.

“Hajdeni të ulemi, bisedojmë, diskutojmë, jo plotëso kërkesat! Se si shkuan punët, s’ka nevojë të diskutojmë se e dini. Problemi ynë është se nuk na dëgjonte kurrë. Jemi vrarë në protesta se qeveria nuk ishte në gjendje të na dëgjonte”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Ai iu drejtoi një pyetje studentëve “Është politike apo jo? Apo është orkestruar në mënyrë të tillë, që disa kanë vendosur edhe maska dhe thonë larg politikës. Nëse protesta është e atyre që dolën në momentin e parë për një arsye të drejtë se një dekan i papërgjegjshëm nxori njoftim se nuk do e paguajnë me këste tarifën po të gjithën, unë jam me ta! Atëherë ku qëndron problemi i tyre që nuk duan dialog. Dialogu është procesi ku palët dëgjojnë dhe dëgjohen. S’doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari”.

Rama iu kërkoi të mos e ndërpresin protestën, por se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen.

Kryeministri tha se ka problem me tarifat, por se duhet diskutuar në themel dhe se kush tenton ta nxisë këtë protestë në rrugë të tjera, është i lirë ta provojë, por shtoi se askush nuk duhet të mendoj se qëllimet e përbashkëta mund të arrihen me ultimatume.

Në këtë drejtim, kreu i qeverisë tha se eksperienca demokratike nuk i njeh ultimatumet.

Ai shtoi se është me ata studentë që janë në shesh për veten e tyre, jo për Lulin dhe Monikën dhe se kush është aty për veten e tij, nuk ka nevojë as të zgjedhë forume, as përfaqësira dhe as të marrë përsipër të negociojë gjë, por duhet të bisedoj. /a.y/noa.al

Protesta e studentëve, Rama: Aty rrini po s’doni dialog! Refuzimi si i Bashës kur u fut në çadër

Studentët dalin me ultimatum: Nëse kërkesat nuk plotësohen deri të martën, hyjmë në grevë urie