Transmetuar më 10-12-2018, 10:58

Studentët janë mbledhur në të gjashtën ditë të protestës së tyre para ministrisë së Arsimit, ku kësaj here kanë dhënë dhe ultimatum.

Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen deri të martën, atëherë do të hyjnë në grevë urie.

Sakaq teksa Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një komunikim live në Facebook, me ta, të rinjtë bëjnë thirrje që askush të mos flasë në emër të tyre, pasi nuk iu është dhënë autorizim dhe nuk është përzgjedhur asnjë përfaqësi.

Po ashtu ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre dhe se plotësimi i tyre, është e vetmja zgjidhje.

Të rinjtë kërkon përgjysmimin e tarifës së studimit; rritjen nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%; Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor; Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor; Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve; Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë; Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Kërkesat e studentëve

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019. /a.y/noa.al