Transmetuar më 07-12-2018, 12:57

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, thotë se është gati të takohet me studentët, por ajo nuk pranon të zbresë në rrugë me ta.

Ajo shprehet e gatshme që ti takojë kudo, por shton se është etike për ta në radhë të parë që të shkoj në shesh.

Deklarata e saj u dha gjatë një aktiviteti në Kuvend, ku tha se, “Nuk kam asnjë problem të dal të takohem në fushë as në mal, por mendoj nuk është etike që të merresh vesh në atë mënyrë. Të vendosemi ne kushte të paqta dhe për të dëgjuar njëri tjetrin e për tu parë në sy. Jam duke pritur që Këshillat Studentorë si të duan ata të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të diskutojmë shumëçka. Kjo nuk është tërheqje është adresim”

Gjatë ditës së sotme, teksa protesta ndodhet në ditëm e tretë, mësimi është bojkotuar në të gjitha Universitetet në vend, ku nga Shkodra, Korça, Elbasani, Durrësi dhe Vlora, studentët kanë mbërritur me autobusë drejt Tiranës.

Aktualisht protesta ka kulmuar para ministrisë së Arsimit, ku është bërë bllokimi total i qarkullimit në rrugën e Durrësit.

Të rinjtë me thirrje në kor, kërkojnë uljen e tarifave të studimeve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Ata thonë se protesta e tyre nuk do të marrë fund, deri kur të jenë plotësuar kërkesat e tyre. Studentët vijojnë protestën masive, duke qenë të pakënaqur nga heqja e tarifës për provimet e mbartura nga ana e ministrisë së Arsimit.

Studentët thonë se do të qëndrojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre të tjera dhe se tarifa për provimet e mbetësve është vetëm njëra pikë nga katër kërkesat.

Ata kërkojnë edhe plotësimin e tre kërkesave të tjera, ku renditen përgjysmimi i tarifës së studimeve, përmirësimi i kushteve në konvikte si dhe që Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si ministria e Arsimit. /a.y/noa.al

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, çfarë po ndodh me studentët?

Studentëve të Tiranës iu bashkohen rrethet, protesta kulmon para ministrisë së Arsimit