Transmetuar më 07-12-2018, 10:26

Protesta e studentëve të Universiteteve publike ka hyrë në ditën e tretë të saj.

Por mësimi është bojkotuar në të gjitha Universitetet në vend, ku nga Shkodra, Korça, Elbasani, Durrësi dhe Vlora, studentët janë nisur me autobusë drejt Tiranës.

Aktualisht protesta ka kulmuar para ministrisë së Arsimit, ku është bërë bllokimi total i qarkullimit në rrugën e Durrësit.

Të rinjtë me thirrje në kor, kërkojnë uljen e tarifave të studimeve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Ata thonë se protesta e tyre nuk do të marrë fund, deri kur të jenë plotësuar kërkesat e tyre. Studentët vijojnë protestën masive, duke qenë të pakënaqur nga heqja e tarifës për provimet e mbartura nga ana e ministrisë së Arsimit.

Studentët thonë se do të qëndrojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre të tjera dhe se tarifa për provimet e mbetësve është vetëm njëra pikë nga katër kërkesat.

Ata kërkojnë edhe plotësimin e tre kërkesave të tjera, ku renditen përgjysmimi i tarifës së studimeve, përmirësimi i kushteve në konvikte si dhe që Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si ministria e Arsimit. /a.y/noa.al