Transmetuar më 05-12-2018, 17:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së studentëve në lidhje me vendosjen e tarifës për provimet e mbartura. Përmes një postimi në Tëitter, Rama thotë se VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet dhe se ato nuk i përcakton Ministria.

Gjithashtu kryeministri shprehet se asnjë tarifë në Universitete nuk është rritur prej vitit 2014 dhe se ministrja Nikolla u ka kërkuar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.

“Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014. 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, shkruan Rama.

Më herët, kryeministri tha se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentët ngelës.

Për afro 6 orë, studentë të Universiteteve të Tiranës protestuan para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar të mos tarifohen për kreditet e lëndëve të mbartura.

Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte./b.l/noa.al/

Protesta e studentëve, Rama: Zhurmë kazanesh, s’paguajmë për ngelësit