Transmetuar më 04-12-2018, 19:44

Aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në rrugën nacionale Korçë-Maliq, i mori jetën çiftit të bashkëshortëve, Saimir Shaholli, 70 vjeç dhe Vjollca Shaholli 63 vjeçe.

Të ndjerët ishin duke ecur teksa u përfshinë në aksidentin fatal me një automjet i cili drejtohej nga 63-vjeçari S.N., banor i Elbasanit.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Poçestë, në aksin Korçë-Maliq, raporton noa.al.

Si pasojë e aksidentit, bashkëshortët kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar në spital, ku kanë ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Korçës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia tha se ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/

Aksident tragjik, humbin jetën burrë e grua

Fotot: Pamje nga vendi i ngjarjes