Transmetuar më 04-12-2018, 17:57

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një burri dhe një gruaje në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Poçestë, raporton noa.al.

Si pasojë e aksidentit, bashkëshortët nga fshati Voskop, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar në spital, ku mjekët konfirmuan se të ndjerët kanë ndërruar jetë.

Makina drejtohej nga 63-vjeçari S.N., banor i Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në  Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /noa.al/

Fotot: Pamje nga vendi i ngjarjes