Transmetuar më 29-11-2018, 10:09

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë të kabinetit qeverisës, bën sot homazh në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

I pari që vuri kurora me lule para monumentit “Nëna Shqipëri”, ishte Meta, i ndjekur nga Ruçi dhe Rama.

Kujtojmë se kjo datë e gjen të ndarë politikën shqiptare, ku e majta e feston në 29 Nëntor ditën e çlirimit, ndërsa e djathta feston më 28 edhe pavarësinë, edhe çlirimin.

Opozita dhe kryedemokrati Lulzim Basha, e kujtoi dje ditën e Çlirimit, gjë që e bën prej disa vitesh. /a.y/noa.al

E majta ngre flamurin në Vlorë, Basha me të tijët kujtojnë Çlirimin