Transmetuar më 28-11-2018, 11:17

Kryeministri Edi Rama tallet keqaz me kryedemokratin Lulzim Basha, lidhur me urimin e bërë prej tij me rastin e ditës së Pavarësisë.

Gjithçka pas një ngatërrese të bërë prej Bashës në urimin e tij, nga varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, ku kujtoi edhe ditën e Çlirimit.

Rama publikon videon me momentet e ngatërrimit të Bashës, i cili thotë se “Sot përkulemi me nderimin më të thellë para flamurit të Kastriotit që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 28 nëntor 1944, 1444”.

“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944… Ah jo, prit: 28 nëntor 1444”, shkruan Rama duke e ironizuar.

Edhe ky 28 Nëntor e ka gjetur të ndarë politikën shqiptare, ku Kryeministri Edi Rama bashkë me përfaqësues të kabinetit qeveritar shkuan në Vlorë, ku u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit, në monumentin e pavarësisë.

Por kryedemokrati Lulzim Basha, shkoi në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, për të kujtuar të rënët dhe ditën e Çlirimit, bashkë me përfaqësues të tjerë të opozitës./a.y/noa.al

E majta ngre flamurin në Vlorë, Basha me të tijët kujtojnë Çlirimin