Transmetuar më 23-11-2018, 19:30

Vlora është tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme, vetëm pak pas vendosjes së eksplozivit në makinën e një personi.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” ku NOA ka mësuar se gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit mes disa personave.

Incidenti sapo ka ndodhur dhe nuk ka ende shumë detaje, si edhe as informacion për të lënduar.

Ngjarja vjen pas shpërthimit pak orë më herët të një automjeti që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet.

Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij. /k.k/noa.al/

Eksploziv makinës që po dilte nga lavazhi në Vlorë, drejtuesi humb gjymtyrët