Transmetuar më 23-11-2018, 17:24

Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të rrugës Transballkanike, në Vlorë, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje, konkretisht duke dalë nga një lavazh.

Në momentin e shpërthimit në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit./b.l/noa.al/