Transmetuar më 17-11-2018, 08:57
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e shtuna ku një furgon mallrash përfundoi në humnerë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në Pishkash.

Konkretisht fugoni i mallrave me targa AA 369 UF, me drejtues Markel Merollin, 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, doli nga rruga dhe përfundoi rreth 40 metra në humnerë.

Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, Endri Merolli, 22 vjeç vëllai i tij, dhe shoku i tyre Kristo Çika, 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë.

Tre të plagosurit u dërguan në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë, por më kritike situata paraqitet për Endri Merollin.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak të përgjumjes ose prej lagështisë në rrugë.

Ndërkohë nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al

Bie furgoni në humnerë në Librazhd, 3 persona në gjendje të rëndë