Transmetuar më 17-11-2018, 07:58

Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në Pishkash mëngjesin e kësaj të shtune.

Një fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin Markel Merkolli, 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, Endri Merkolli, 22 vjeç, dhe Kristo Çika, 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al