Transmetuar më 15-11-2018, 19:08

Për presidentin Ilir Meta asnjë politikan nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Duke komentuar arratisjen e ish-Kryeministrit të Maqedonisë, kreu i shtetit tha në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve se në një farë mënyre Gruevski ka pranuar fajësinë e tij.

“Çdo politikan, aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë, nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje.

Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”, tha Meta.

Për ta konkretizuar situatën, dhe për të bërë një lloj paralele, Meta solli në vëmendje edhe një rast personal, ku në vitin 1992 Prokuroria i ka hequr imunitetin dhe ka lëshuar flet arrest. Në atë kohë tha Meta, iu ofrua strehim politik në Greqi dhe Itali, por nuk e pranoi.

“Kam edhe një rastin tim në vitin 1992 në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit. Unë isha në opozitë dhe nuk isha ketu dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje e njerëzve të painformuar.

Për këtë cështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. Edhe pse isha fare i ri nuk e pranova një gjë të tillë”, shtoi Meta. /k.k/noa.al/

Gruevski u arratis nga Shqipëria, reagon Policia e Shtetit: Kaloi kufirin si pasagjer

U largua në Hungari përmes Shqipërisë, zbulohet se kush e ndihmoi Gruevskin