Transmetuar më 15-11-2018, 17:25

Ish-Kryeministri i Maqedonisë është ndihmuar nga dy punonjës të ambasadës hungareze për të kaluar kufirin përmes Shqipërisë dhe më pas në Hungari.

Mësohet se Nikolla Gruevski u largua të dielën e 11 nëntorit, përmes pikës së kalimit të Hanit të Hotit.

Ai përdori një pasaportë false për të shkuar në Hungari, e cila nuk është vënë re nga autoritetet.

Ai ishte në një automjet me shoferin dhe një tjetër person, të dy punonjës të ambasadës hungareze të pajisur me pasaporta diplomatike.

Gruevski ka kaluar në doganën e Hanit të Hotit në orën 19:11 minuta të datës 11 nëntor, kur edhe u shpall në kërkim.

Ish-kreu i qeverisë së Maqedonisë është larguar për në Hungari me një makinë diplomatike me targa CD 1013 A, shkruajnë mediat atje. /k.k/noa.al/

Në kërkim, mediat serbe: Gruevski iku nga Rinasi me pasaportë false

Në kërkim nga policia, ish-kryeministri Gruevski kërkon azil në Hungari