Transmetuar më 15-11-2018, 14:17
Arben Ndoka, Arben Cuko

Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Çuko dhe Arben Ndoka, do të lënë qelitë.

Është ky vendimi i marrë ditën e sotme nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, duke vendosur që Ndoka dhe Çuko të hetohen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndoka u arrestua gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, si pjesë e një skeme për tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun dhe Kunes në Shëngjin, ndërsa vëllai i tij dyshohet për trafik droge i lidhur me bandën e "Avdulajve" në Shijak.

Sakaq Çuko ish u arrestua, pasi gjatë përgjimit të anëtarëve të grupit të Shijakut, në periudhën që ka qenë drejtor i Burgjeve, në këmbim të ryshfeti ka lejuar transferimin e një të dënuari.

Arrestimi i dy ish-deputetëve u bë gjatë një mega-operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. /a.y/noa.al

Hetim pasuror dy ish-deputetëve, Ndoka dhe Çuko subjekt të ligjit antimafia

Mega-operacioni, lihen në burg dy ish-deputetët socialistë, kush janë 10 të liruarit