Transmetuar më 11-11-2018, 11:00

Dy makina u përfshinë nga zjarri gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, duke bërë që të pësojnë dëmtime të shumta.

Zjarri ra në dy mjete tip “Benz” me targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ, të cilat ishin parkuar pranë stadiumit “Niko Dovana”.

Paraprakisht mendohet se shënjestra ka qenë mjeti me targa AA 432 PL.

Por si pasojë e flakëve të mëdha, është përfshirë nga zjarri edhe makina tjetër që ishte parkuar aty pranë.

Mësohet se i zoti i mjetit “Benz” me targa AA 432 PL punon në një firmë private dhe është inxhinier projektues.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai deklaroi se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di të ketë arsye për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë nga ana e uniformave blu po bëhet këqyrja e kamerave të bizneseve aty pranë, për të zbuluar më shumë mbi autorët e zjarrvënies. /a.y/noa.al

Digjen dy makina gjatë natës në Durrës, dyshimet e policisë