Transmetuar më 11-11-2018, 08:10

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit, teksa ishin parkuar në vende të ndryshme pranë stadiumit “Niko Dovana”.

Gjatë natës që lamë pas është djegur një makinë tip “Benz” me targa AA 581 JJ dhe një tjetër po "Benz" me targa AA 432 PL.

Zjarri ka rënë në mënyrë të beftë ku njëri nga mjetet thuajse është djegur i gjithi, ndërsa tjetri me dëme më të pakta.

Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme, ndërkohë që të zotët e mjeteve po merren në pyetje.

Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al