Transmetuar më 08-11-2018, 17:44

Viktimat e aksidentit në Korçë janë babë e bijë, kjo e fundit vetëm 6-vjeçe.

Ngjarja tragjike ndodhi në unazën e Korçës, ku dy makina u përplasën  me njëra-tjetrën.

Vitkimat janë Sokol Hoxhallari, 33 vjeç, dhe vajza e tij P.H.

Të dy ata ishin duke ecur në momentin e përplasjes së makinave.

Për ngjarjen janë shoqëruar në polici Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve.  /k.k/noa.al/

Aksident tragjik, vdesin dy persona