Transmetuar më 08-11-2018, 17:27

Dy persona kanë mbetur viktimë e një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë.

Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, përplasja e të cilave ka rezultuar fatale për jetën e dy personave.

Mësohet se viktimë kanë mbetur një burrë dhe një vajzë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve. /k.k/noa.al/