Transmetuar më 06-11-2018, 07:58
Hektor Xheçuka, Emiljano Boçi

Një person u vu në prangat e policisë këtë të hënë, i dyshuar për vrasjen e ndodhur më 14 janar, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Si i dyshuar u arrestua Hektor Xheçuka, 30 vjeç, nga Burreli, dhe me banim në Tiranë, i cili njihej ndryshe edhe si Tori.

Emiljano Boçi 32 vjeç, u vra më 14 janar 2018, në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. Krimi ndodhi teksa ai doli nga një restorant, bashkë me të dashurën dhe shokun e tij, Melvin Disha, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Ndërsa e dashura e viktimës mundi të shpëtojë, duke lajmëruar policinë.

Mësohet se autori i krimit qëlloi nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover”, duke shënjestruar Boçin.

Dyshohet se Xheçuka, është vrasës me pagesë, madje cilësohet si një ndër më të rrezikshmit në Shqipëri.

Po ashtu 30-vjeçari mendohet se është pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës, për shkak edhe të lëvizjeve të shumta të viktimës, drejt Gjermanisë dhe Holandës.

Madje viktima bashkë me shokun e plagosur, kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri, në momentin e krimit.

Ndërkohë Xheçuka dyshohet se vepronte aktivisht në zonën e Tiranës dhe Kamzës, ku dhe qëndronte i fshehur.

Edhe në vitin 2015, Hektor Xheçuka ishte arrestuar nga policia për tentativë vrasje, për tu liruar pak kohë më vonë, për mungesë provash. /a.y/noa.al

Detaje të reja nga vrasja e Emiljano Boçit, dyshohet se u pagua për ekzekutimin e tij

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd