Transmetuar më 16-01-2018, 17:56

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku humbi jetën Emiljano Boçi dhe u plagos shoku i tij.

“BalkanËeb” raqporton se ka dyshime që krimi është bërë nga vrasës me pagesë nisur nga mënyra e veprimit të autorëve.

Po ashtu, ekzekutimi ka ndodhur në një vend pa kamera, ndërsa më pas dy autorët janë larguar me këmbë nëpër rrugica ku po ashtu nuk ka pasur kamera sigurie.

Personat e maskuar, konkretisht dy autorë të dyshuar, janë kapur nga kamerat në zonën e Vasil Shantos duke hipur në 2 makina të ndryshme, targa e të cilave nuk duket në filmime.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, ka dyshime se krimi ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.