Transmetuar më 15-10-2018, 12:39

Ditën e sotme u konfirmua zyrtarisht se Meghan Markle dhe princi Harry i Anglisë, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por tashmë kanë dalë edhe fotografitë e para të çiftit mbretëror, që nga momenti i bërjes publike të lajmit.

Ajo shihet e buzëqeshur teksa mundohet që me disa dosje që mban në duar të mbulojë barkun. Ndërsa ai duket krenar dhe mbrojtës, ndaj së shoqes.

Janë këto fotogtrafitë e para që vijnë nga Australia pas lajmit të madh, teksa duka dhe dukesha e Sussex ndodhen në një vizitë zyrtare.

Pallati mbretëror anglez, dha sot lajmin më të bukur që nga martesa e Princit Harry me Meghan Markle në muajin maj.

“Duka dhe dukesha e Sussex janë të lumtur t’iu njoftojnë se janë në pritje të një fëmije. Lindja parashikohet të jetë në pranverën e vitit 2019. Ata ju falenderojnë për mbështetjen e dhënë që kur janë martuar dhe janë të lumtur të ndajnë këtë lajm me publikun”, thuhet në njoftim.

Lajmi për shtatzëninë vjen afro pesë muaj pas martesës së mbajtur më 19 maj.

Mediat angleze shkruajnë se Meghan është mirë dhe i ka kaluar pa asnjë problem 12 javët e para të shtatzënisë. Me gjasë pritet që foshnja të lindë në prill. /a.y/noa.al Zyrtare! Princi Harry dhe Meghan në pritje të fëmijës së parë