Transmetuar më 28-09-2018, 17:18

Një person ka rënë në pus. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Grudë e Re të Shkodrës.

Ai ra aksidentalisht në një thellësi prej rreth 40 metrash.

Protagonist i incidentit u bë Sokol Lulashi, rreth 40 vjeç.

Për fat të mirë ai u nxorr i gjallë nga forcat zjarrfikëse, teksa është transportuar për ndihmë në spital.

Pak ditë më parë, daja dhe nipi humbën jetën në një ngjarje thuajse të njëjtë, teksa ranë në pus. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd