Transmetuar më 24-09-2018, 18:44

Identifikohen viktimat në Torovicë të Lezhës, që ranë tragjikisht në pus.

Ata janë daja dhe nipi, Marjan Ndoci, 35 vjeç, dhe Martin Gjonaj, 21 vjeç.

Të dy ishin duke punuar për hapjen e një pusi, por aksidentalisht ranë në gropë.

Banorët e zonës kanë deklaruar se shërbimet zjarrfikëse janë vonuar rreth një orë, çka ka rezultuar fatale për jetët e tyre.

Kanë qenë banorët që janë futur për t’i nxjerrë, por ka qenë e kotë.

Daja dhe nipi kanë humbur jetën nga asfiksia. Ata dolën pa jetë, teksa po punohet për sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd