
Policia e Durrësit thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë e moshuara Floresha Shkurti.
Si i dyshuar për ngjarjen, është arrestuar djali i djalit të saj.
Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pak orë pasi u shoqërua në polici ku u mor në pyetje intensivisht.
I riu dyshohet se mesditën e së enjtes, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij.
E moshuara si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





