Transmetuar më 27-09-2018, 13:19
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mesditën e sotme në banesën ku dhe jetonte.

Ngjarja është shënuar në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit, pranë stadiumit “Niko Dovana”.

Mësohet se gruaja është rreth 80 vjeçe, e cila është gjetur nga të fqinjët e saj.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së saj, teksa policia po heton.

Viktima është Floresha Shkurti, ku nuk përjashtohet pista që ajo mund të jetë vrarë, për shkak të një plage në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Në banesën e viktimës ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë lidhur me rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd