Transmetuar më 21-09-2018, 13:16

Sadetin Sula, i cili është dënuar me burg përjetë për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij, ka thyer heshtjen ndërsa mohon krimin. Në një lidhje telefonike live nga burgu 313 për emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News24’ biznesmeni nga Shkodra tha se nuk fshihej pas vrasjes së gruas, Suelës, të cilën e cilësoi thesar dhe frymëzim.

Teksa drejtoi gishtin e akuzës nga familjarët e gruas së tij, ai tha se pasi e dënuan padrejtësisht, shteti i mori edhe fëmijët. 39-vjeçarja Suela Sula u gjend e pajetë më 18 prill 2016 në ambientin e tualetit të mobilerisë në Shkodër, që ajo kishte së bashku me bashkëshortin e saj.

Kush është e vërteta?

Faleminderit për emisionim. Dua që të sensibilizojë popullin shqiptar. Vijnë në biznes dhe vrasin gruan time. Fëmijët e mi s’e di ku ndodhen. Mua më mbajnë në paraburgim dhe më japin burgim të përjetshëm. Kjo që më ndodhi mua, mund t’i ndodhë çdokujt si popull i thjeshtë.

Si e keni mësuar ju ngjarjen. Ishit i pari që e gjetët të pajetë gruan. Si ishin marrëdhëniet?

Marrëdhëniet kanë qenë jo të mira, por shumë të mira. Të mrekullueshme. Kemi pasur një marrëdhënie të mirë në çdo aspekt. Këtë e tregon dhe biznesi. Suela ka qenë thesari im. Më ka lënë tre fëmijë. Më nxiste.

Fëmijët u morën në pyetje dhe thanë se kishit probleme.

Fëmijët që në momentin e tragjedisë i kanë manipuluar. Kanë folur ça kanë dashur njerëzit e nuses time. S’i kanë lënë që të flasin me mua në asnjë moment.

Kush i ka në kujdestari?

I ka kunata. Nuk e di se ku janë. Ku janë, apo nëse jetojnë. Po bëj një vit. Unë nuk di gjë se ku janë. M’i ka marrë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më vranë nusen, fëmijët m’i mori shteti.

Kush e vrau?

Ta dija kush e ka vrarë, s’do isha në burg.

Çfarë lidhje ke pasur me ekzekutorin?

Ekzekutorin s’e di nëse është ai apo nuk është. Kur kanë manipuluar me mua, mund ta kenë bërë edhe me të.

Mendoni se mund të ketë edhe një tjetër ekzekutor?

S’e di ça ka zbardhur organi i hetimit.

Viktima është përleshur me personin që ju pretendohet se keni bashkëpunuar. Ka disa përgjime…

S’kam bashkëpunuar me asnjë. Asnjë nga audiopërgjimi nuk është i vërtetë. S’e di nga i kanë nxjerrë. Nga i kanë marrë.

Si ishte marrëdhënia juaj me njerëzit e gruas?

Shumë të mira. Kemi qenë një natë më parë në darkë me kunatat dhe baxhakanët. Me pasë një marrëdhënie të keqe, s’do kishim pasur darka. Ata kanë bërë supozime.

Të akuzuarit për krimin

Suela Sula u gjet e mbytur në tualetin e biznesit të familjes, në një mobileri.

Ndërkohë, 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, dyshohet se është urdhëruar nga biznesmeni shkodran Sadetin Sula, pronar mobilierie, që të vrasë të shoqen.

35-vjeçari punonjës i mobilerisë, dyshohet se ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit.

Provë e pakundërshtueshme për fajësinë e Karmeshtnës sipas Prokurorisë, është analiza e ADN-së. Viktima, para se të mbytej dyshohet se është përleshur me autorin dhe në thonjtë e saj janë gjetur mbetje.

Ato janë krahasuar me mbetjet që 35-vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji, dhe përputhen plotësisht.

Akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, kërkohet burg përjetë për burrin

Vrau gruan, dalin përgjimet: Do i bëj magji, që të bindet Ndihmoi burrin që të vrasë gruan, kush është bashkëpunëtori i arrestuar