Transmetuar më 15-02-2018, 11:40

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u mbajt sot seanca në ngarkim të Sadetin Sulës, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Suela Sula, dy vite më parë.

Në seancë janë paraqitur pesë audio-regjistrime, të realizuara nga viktima në shtator të vitit 2015.

I pandehuri ka qenë i pranishëm në sallë dhe ka dëgjuar audio-përgjimet, ku dëgjohej debati mes çiftit, teksa Sadetini e akuzonte Suelën se djali i tretë nuk ishte i tij.

Por viktima acarohet me të shoqin, duke i kërkuar që t’i drejtohet gjykatës për të vërtetuar nëse fëmija është i tij. Gjithashtu, dëgjohet teksa Suela, i kërkon ndarjen Sadetinit.

Më tej ai i merr telefonin të shoqes dhe e fut në xhep, teksa celulari vijonte regjistrimin.

Kanë qenë pikërisht këto regjistrime ato që kanë rënduar pozitën e të pandehurin.

Ndërkohë më tej dëgjohet biseda që Sadetini ka bërë me një person me emrin Fation Karmeshta, i cili u arrestua pak javë më parë, si autori i dyshuar i ekzekutimit.

Ky i fundit i ka premtuar se do e rregullonte ai punën, madje i kërkon dhe para kur i thotë, “Do ta nënshtroj gruan tënde duke i bërë magji’.

35-vjeçarit Fatjon Karmeshtna, dyshohet se është urdhëruar nga biznesmeni shkodran Sadetin Sula, pronar mobilierie, që të vrasë të shoqen.

35-vjeçari punonjës i mobilerisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit. Provë e pakundërshtueshme për fajësinë e Karmeshtnës sipas Prokurorisë, është analiza e ADN-së. Viktima para se të mbytej dyshohet se është përleshur me autorin dhe në thonjtë e saj janë gjetur mbetje. Ato janë krahasuar me mbetjet që 35-vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji dhe përputhen plotësisht. /a.y/noa.al

Akuzohet se vrau gruan e pronarit, i riu nuk pranon të flasë në gjykatë

Ndihmoi burrin që të vrasë gruan, kush është bashkëpunëtori i arrestuar

Akuzohet se mbyti gruan, biznesmeni: Kishim probleme, por nuk e vrava

Nën akuzë për vrasjen e së shoqes, gjykata lë pas hekurave biznesmenin Sula