Transmetuar më 24-01-2018, 13:39

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u mbajt sot seanca për masën e sigurisë në ngarkim të 35-vjeçarit Fatjon Karmeshtna, i cili është lënë në arrest me burg.

Ai nuk ka folur në gjykatë, duke deklaruar se do të flasë në një moment të dytë.

I riu dyshohet se është urdhëruar nga biznesmeni shkodran Sadetin Sula, pronar mobilierie, që të vrasë të shoqen. Kjo pasi Sula dyshonte tek bashkëshortja Suela Sula, se mos ajo e tradhtonte dhe kërkonte divorcin, duke pasur frikë se do i merrte gjysmën e pasurisë.

Fatjon Karmeshtna, është person i arrestuar këtë të diel për vrasjen e Suela Sulës gati dy vjet me parë në Shkodër në mobilerinë e familjes së saj.

35-vjeçari punonjës i mobilerisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit.

Provë e pakundërshtueshme për fajësinë e Karmeshtnës sipas Prokurorisë, është analiza e ADN-së. Viktima para se të mbytej dyshohet se është përleshur me autorin dhe në thonjtë e saj janë gjetur mbetje. Ato janë krahasuar me mbetjet që 35-vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji dhe përputhen plotësisht.

Një provë tjetër që implikon të arrestuarin janë dhe disa regjistrime audio të gjetura në telefonin e viktimës, ku Sadedin Sula flet me Fatjon Karmeshtën, me të cilin rezulton se ka një raport të ngushtë.

Ata bisedojnë për marrëdhëniet e Sulës me bashkëshorten dhe dyshimet e tij se ajo e tradhtonte. /a.y/noa.al

Mbyti gruan e pronarit, çfarë tha në polici i arrestuari dy vite pas krimit

Ndihmoi burrin që të vrasë gruan, kush është bashkëpunëtori i arrestuar