Protestat dhe ndalimi nga policia e Kosovës, Vuçiç anulon vizitën në Drenicë
Transmetuar më 09-09-2018, 11:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka anuluar vizitën e parashikuar për tu zhvilluar ditën e sotme, në Banjë të Drenicës.

“Nuk është mundësuar vizita ime atje, dhe nuk dua të rrezikoj jetën tuaj”, ka thënë Vuçiç për banorët e Banjës, ndërsa më tej mësohet të jetë drejtuar për në Mitrovicë.

Ky vendim vjen pasi ai u ndalua nga policia e Kosovës, për të vijuar rrugën drejt Drenicës, ku synimi ishte të vizitonte fshatin Banjë.

Policia e Kosovës bllokoi automjetin e Vuçiç dhe eskortën e tij, duke mos e lejuar që të shkojë në Banjë. Sakaq vetë Presidenti serb diskutoi me policët, me synim gjetjen e një mënyre për të vijuar rrugën, por pa rezultat.

Ndërkohë qytetarët kishin vendosur barrikada, në mënyrë që të bllokojnë çdo rrugë që të çon në Banjë.

Paraditen e sotme Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, anuloi lejen e dhënë për të lejuar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që të vizitonte Drenicën.

Në qëndrimin e bërë publik ai tha se, “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Ky vendim i Haradinaj, vjen pas protestave të zhvilluara nga qytetarët e Kosovës. /a.y/noa.al

Rrugës për në Drenicë, policia e Kosovës ndalon Presidentin serb

Haradinaj i anulon Vuçiç, lejen për të vizituar Drenicën. Reagon Presidenti serb

Loading...
Loading...