Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ndaluar nga policia e Kosovës, për të vijuar rrugën drejt Drenicës, ku synimi ishte të vizitonte fshatin Banjë.
Mediat serbe, thonë se policia e Kosovës ka bllokuar automjetin e Vuçiç dhe eskortën e tij, duke mos e lejuar që të shkojë në Banjë.
Sakaq vetë Presidenti serb po diskuton me policët, me synim gjetjen e një mënyre për të vijuar rrugën.
Ndërkohë qytetarët kanë vendosur barrikada, në mënyrë që të bllokojnë çdo rrugë që të çon në Banjë.
Paraditen e sotme Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, anuloi lejen e dhënë për të lejuar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që të vizitonte Drenicën.
Në qëndrimin e bërë publik ai tha se, “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Ky vendim i Haradinaj, vjen pas protestave të zhvilluara nga qytetarët e Kosovës. /a.y/noa.al
Haradinaj i anulon Vuçiç, lejen për të vizituar Drenicën. Reagon Presidenti serb