
Partia Socialiste mbajti sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku gjatë saj Kryeministri Edi Rama, përjashtoi deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani.
Por gjatë punimeve të Asamblesë, kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në gjithë strukturën drejtuese të Partisë Socialiste.
Mësohet se deputeti Bashkim Fino do të jetë nënkryetari i Asamblesë, zëvendës i Taulant Balla.
Arben Pëllumbi do të jetë sekretar organizativ dhe Blerina Gjylameti konfirmohet si sekretare për koordinimin elektoral.
Edhe Ilir Beqja u konfirmua si sekretar për koordinimin dixhital, ndërsa zv.kryeministrja Senida Mesi, u zgjodh sekretare e burimeve njerëzore.
Ish-deputeti Alfred Peza, u emërua sekretar i marrëdhënieve me mediat, duke u rikthyer kështu sërish me post në Partinë Socialiste.
Sakaq Ermonela Felaj dhe Ulsi Manja, u zgjodhën në kryesinë e partisë. /a.y/noa.al
Rama përjashton deputetin e Kurbinit live në Asamble: Shantazhues, nuk ka vend në PS
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





