
Identifikohet shqiptari i cili humbi jetën pas një sherri të ndodhur në dalje të një lokali në Itali. Ai është Arben Kola 32 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u vra nga një 26-vjeçar shqiptar me precedentë penalë.
Kola u rrah për vdekje në Chiari të Italisë, mbrëmjen e kësaj të marte, ku për shkak të përplasjes së kokës gjeti vdekjen.
Agresori i dyshuar edhe ai shqiptar, është arrestuar nga policia nën akuzën e vrasjes.
Viktima si pasojë e dëmtimeve të marra gjeti vdekjen në spital, duke mos mundur të mbijetojë. 32-vjeçari jetonte prej vitesh në Chiari, provincë e Brescia dhe mbrëmjen e djeshme u përfshi në një sherr në një lokal.
I dëmtuari, u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë.
I dyshuari për krimin u arratis direkt pas ngjarjes, por u gjet nga policia pak më vonë.
Lidhur me këtë ngjarjet hetimet janë në vijim, ndërkohë që edhe i dyshuari ka dëmtime fizike. /a.y/noa.al
Sherri në lokal përfundon me viktimë, vritet një shqiptar në Itali
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





