Transmetuar më 05-09-2018, 11:30

Një shqiptar është rrahur për vdekje në Chiari të Italisë, mbrëmjen e kësaj të marte.

Agresori i dyshuar edhe ai shqiptar, është arrestuar nga policia nën akuzën e vrasjes.

Viktima si pasojë e dëmtimeve të marra gjeti vdekjen në spital, duke mos mundur të mbijetojë.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në Chiari dhe që mbrëmjen e djeshme u përfshi në një sherr në një lokal.

Për shkak të orëve të vona, ishin të paktë ata që panë ngjarjen, ose më saktë ata që gjetën 33-vjeçarin të larë në gjak.

I dëmtuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë.

I dyshuari për krimin u arratis direkt pas ngjarjes, por u gjet nga policia pak më vonë.

Lidhur me këtë ngjarjet hetimet janë në vijim, ndërkohë që edhe i dyshuari ka dëmtime fizike. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd