Transmetuar më 27-07-2018, 12:18

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme, nga Gykata e Gjirokastrës, për biznesmenin shkodran Lulzim Kulla.

Masa e sigurisë ndaj tij u dha pasi këtë të martë, ai u kap në pikën kufitare të Kakavijës, duke tentuar të ikte drejt Greqisë me një pasaportë të falsifikuar.

Ai u ndalua, teksa ishte pasagjer në një makinë tip “Audi”, pasi në kufi paraqiti një pasaportë të falsifikuar ku dhe u arrestua nga uniformat blu.

Kulla u arrestua nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Në pasaportën që iu gjet, Kulla rezultoi me identitetin e rremë Alfons Deda.

Kujtojmë se ndaj Kullës në muajin janar u bë atentat me tritol në mes të Shkodrës. Më konkretisht një sasi tritoli shpërtheu në një motor, pranë makinës së Kullës.

Si pasojë e shpërthimit 42-vjeçari mbeti i plagosur, gjatë momentit që po hipte në mjetin e tij. /a.y/noa.al

I bën atentat me tritol në Shkodër, kapet duke ikur drejt Greqisë me pasaportë false

Atentati ndaj Lulzim Kullës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorët e dyshuar

Atentati ndaj të “fortit” të Shkodrës, Kulla: Nuk e di kush e ka vënë tritolin Atentati me eksploziv, si u kthye Lulzim Kulla në “tmerrin” e shkodranëve

Kush është shënjestra e shpërthimit me eksploziv në Shkodër, zbulohet e kaluara e tij

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd