Transmetuar më 26-07-2018, 11:19

Policia e Vlorës del me deklaratë lidhur me konfliktin fizik të ndodhur para Gjykatës së Apelit Vlorë.

Bëhet me dije se rreth orës 09:32 të paradites së sotme, përpara ambienteve te Gjykatës së Apelit Vlorë janë konfliktuar fizikisht disa persona, ku ka mbetur i dëmtuar shtetasi Z.H., rreth 53 vjeç, banues në Peqin, Elbasan.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar autorët e dyshuar shtetasit V.D., N.D., K.S..

Aktualisht grupi hetimor po punon lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Ngjarja ndodhi teksa sot ishte parashikuar të zhvillohej një seancë gjyqësore mes disa banorëve të fshatit Lepenicë dhe një biznesi guroreje.

Por para vendimit përfaqësuesit e biznesit dhe pronarët e tokës janë konfliktuar fizikisht.

Përfaqësuesit e firmës akuzojnë banorët se u kanë bërë pritë në hyrje të gjykatës dhe i kanë goditur me sende të forta. Pikërisht prej këtij konflikti firma ka pezulluar punimet.

Ata pretendojnë se janë goditur me thika dhe sëpata dhe shkopinj, sapo zbritën nga makina. /a.y/noa.al

Palët në konflikt përleshen në Gjykatën e Vlorës, plagosen katër persona

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd