

Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një konflikti fizik, para Gjykatës së Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku palët e përfshira në një proces gjyqësor janë konfliktuar me njeri tjetrin.
Ata janë qëlluar me grushte dhe sende të forta, duke bërë që katër persona të mbeten të lënduar.
U desh ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës, ku paraprakisht mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.
Ndërkohë njëri nga të dyshuarit është shoqëruar në polici, teksa të tjerët kanë mundur të largohen.
Aktualisht hetimet janë në vijim, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Në foto, pamje nga vendi i ngjarjes
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





