Transmetuar më 25-07-2018, 10:58



Një efektiv i policisë rrugore të Beratit, ka humbur jetën rreth dhjetë ditë pasi u aksidentua.
Viktima është Myslym Bakeri, i cili ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme.
Efektivi i policisë ishte në detyrë me automjetin e punës, kur u përplas nga një makinë tip “Volkswagen”.
Ngjarja ndodhi teksa Bakeri po patrullonte në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë.
Si pasojë e përplasjes të dyja mjetet dolën nga rruga, duke përfunduar në një kanal.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, ai u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





