Transmetuar më 14-07-2018, 20:36

Një aksident rrugor është regjistruar në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, në aksin Kuçovë – Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor”.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një mjet tip Volswagen me automjetin e policisë së qarkullimit rrugor.

Për pasojë, dy makinat kanë përfunduar në një kanal aty pranë.

Si pasojë janë dëmtuar dy efektivë të policisë rrugore, A.V dhe M.B, si dhe drejtuesi i mjetit tip Volswagen, shtetasi E.Sh.

Të tre të dëmtuarve po i jepet ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd